Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria mbledh vetëm 600 mijë euro nga donacionet nëpërmjet kartave, në raste të rralla nuk u hoqën komisionet nga bankat


Kur kanë kaluar rreth 1 muaj e gjysmë nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit, qeveria shqiptare raporton se deri tani janë 65,720,146 lekë ose rreth 600 mijë euro dhuruar online.

Në total deri tani nga 6190 donatorë që mesatarisht kanë dhuruar 100 euro për person.

Sipas sqarimeve të faqes së internetit të Këshillit të Ministrave, shuma e mësipërme përfaqëson vetëm kontributin e dhuruar online përmes kartave të debitit/kreditit.

Shuma që ka mbledhur qeveria është disa herë më e vogël se ajo e fondacioneve dhe shoqërisë civile të cilat kapin shifrat e dhjetëra milionë euro çka ka hapur një debat në vend lidhur me besimin e humbur te ekzekutivi.

Në nismën fillestare të Komitetit të Rindërtimit qeveria ftoi dhe fondacionet dhe shoqërinë civile duke kërkuar centralizimin e të gjithë donacioneve përmes vetëm një programi pork jo u kundërshtua fort nga shoqatat humanitare dhe shoqëria civile.

Më pas qeveria ndryshoi taktikë duke ju ofruar projektet e rindërtimit të cilat do të financohen sipas ndarjes gjeografike të zonave të dëmtuara ku do të rindërtohen banesat.

Qeveria ka marrë premtime për mbështetje të menjëhershme financiare nga Bashkimi Evropian prej 15 milionë euro ndërkohë që në javët e ardhshme në Tiranë pritet të zhvillohet një konferencë donatorësh.

Probleme sporadike me komisionet bankare

Në ditët e para kostot e transfertave ishin të pashmangshme sidomos të pagesave nga jashtë ose në valutë. Qeveria dhe Banka e Shqipërisë ju kërkuan bankave tregtare të zeronin komisionet për transfertat drejt llogarive bankare të posaçme për të dëmtuarit nga tërmetet të cilat kapnin shifra jo të vogla sidomos për transaksionet në euro.

Shoqata Shqiptare e Bankave përveç një donancioni prej 200 mijë euro njoftoi se që nga fillimi i urgjencës, të gjitha bankat kanë hequr dorë nga tarifat dhe komisionet e aplikuara për transaksionin financiar (vendas dhe ndërkombëtar) për transferimin e fondeve në favor të viktimave të tërmetit.

Por edhe pas këtij njoftimi në raste sporadike janë aplikuar komisione për donacionet megjithëse në vlera simbolike 300 lekë/transaksion por që mund të vijnë dhe për shkak të sistemeve të automatizuara të bankave për veprimet me kartat e debitit/kreditit ose nga aplikacionet e-bannking.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *