Vendosni fjalën kyçe....

Pamjet apokaliptike nga ajri të zjarreve në Australi (Video)


Zëvendës-Marshalli i Forcave Ajrore Australiane, Joe Iervasi, ka ndarë pamjet e tmerrshme të shkaktuara nga zjarret duke treguar kushtet ekstreme të fluturimit që pilotët e tij duhet të durojnë në mënyrë që të ndihmojnë shpëtimin e banorëve nga flakët.

Përveç bombave me ujë për të ndihmuar në fikjen e zjarreve që kanë shkatërruar sipërfaqe të mëdha me pyje, forca ajrore e vendit duhet të durojë gjithashtu nxehtësinë dhe tymin për të evakuuar banorët e rrezikuar.

Iervasi ndau pamjet nga një kabinë e një helikopteri të Forcave Ajrore Australiane gjatë një misioni shpëtimi të shtunën më 4 janar.

Zjarret në Australi kanë muaj që kanë shpërthyer duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe viktima. Meteorologët kanë deklaruar se zjarret do vijojnë edhe për një kohë të pacaktuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *