Vendosni fjalën kyçe....

Shfaqja fantastike e aurora borealis ndërpritet nga një yll që rrëzohet (Video)


Ndërsa banorët në qytetin rus të Murmanskut janë të mësuar me shfaqjet e dritave të bukura veriore çdo vit, versioni 2020 paraqiti një yll që u rrëzua duke e shtuar edhe më shumë bukurinë e rrallë në shfaqjen natyrore.

Dritat veriore, ose aurora borealis, janë një dukuri natyrore gjatë së cilës çrregullimet në magnetosferë të shkaktuara nga era diellore krijojnë shfaqje mahnitëse dhe hipnotike të dritave me ngjyra, siç tregon video marramendëse nga Murmansku, në Rusinë veriperëndimore.

Një banor i qytetit rus, ishte me fat duke e fiksuar në kamerën e tij, shfaqjen fantastike teksa ylli ra nga qielli, duke u përzier me aurora borealis.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *