Vendosni fjalën kyçe....

Tajfuni në Filipine, 13 viktima nga erërat e furishme


Zyrtarët e emergjencave në Filipine thanë sot se tajfuni që goditi pjesën qendrore të vendit ditën e Krishtëlindjeve shkaktoi vdekjen e të paktën 13 personave.

Tajfuni “Phanfone” u shoqërua me erëra të qëndrueshëm me një shpejtësi prej rreth 120 kilometrash në orë. Ai u shoqërua gjithashtu me shira të rrëmbyeshëm ndërsa ndërsa lëvizte nëpër Filipine.

Dhjetëra mijëra njerëz u evakuuan dhe shumë prej tyre u strehuan në shkolla e ndërtesa qeveritare. Më shumë se 20 mijë vetë mbeten të bllokuar në porte ditën e mërkurë. Shërbimet e trageteve u mbyllën si dhe u anuluan shumë fluturime të brendshme, raporton VOA.

Tajfunet dhe stuhitë tropikale i godasin shpesh ishujt Filipine, por nëntori shënon zakonisht një periudhë qetësimi. Një nga tajfunët më fortë që ka goditur vendin, është ai e vitit 2013 që shkaktoi më shumë se 6 mijë viktima.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *