Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi-Veliajt: Ta harrosh prishjen e Teatrit, lyej ndonjë shkallë me gëlqere


Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka reaguar ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe projektet për qytetin e Tiranës ku ndër të tjera është në horizont prishja e Teatrit Kombëtar.

Vokshi ka ironizuar Veliaj duke i kërkuar të harrojë prishjen e Teatrit Kombëtar dhe “të lyejë ndonjë shkallë me gëlqere”.

Kryetari ilegjitim i Bashkisë së Tiranës, i cili mban të uzurpuar qytetin me një grusht votash, nuk ka asnjë projekt zhvillimi, veç projekteve korruptive që betonizojnë kryeqytetin.
Është viti i pestë i drejtimit të Tiranës prej tij dhe vazhdon të mburret, pa u skuqur fare, me projektet madhore të Lulzim Bashës, Bulevardin e Ri, Pazarin e Ri, lumin e Tiranës.

Oferta e Veliajt nuk është zhvillimi, por shkatërrim i gjelbërimit, shkatërrim i historisë së qytetit nëpërmjet lejeve të ndërtimit, ku pastron paratë krimi i organizuar në lidhje me pushtetin.

Teatri Kombëtar është njëri nga këto projekte korruptive, me fitues të paracaktuar Fusha shpk, të cilit Erion Veliaj dhe Edi Rama i kanë dhënë mbi 100 milionë euro tendera. Ajo që mund të bëjë Erion Veliaj, është të lyejë me gëlqere ndonjë shkallë, po Teatrin ta harrojë! Atë që nuk prishi dot tërmeti i natyrës, nuk ka për ta prishur tërmeti i korrupsionit i Edi Ramës dhe Erion Veliajt!”-shkruan Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *