Vendosni fjalën kyçe....

“Nesër nuk vij në punë”- Gazetarja spanjolle kërkon falje për sjelljen që bëri kur mësoi se kishte fituar llotarinë (VIDEO)


Një reportere televizive spanjolle, është detyruar të kërkojë falje pas një reagimi emocional që bëri në transmetim live kur mësoi se bileta e saj ishte fituese në lotarinë spanjolle.

 Natalia Escudero, e cila punon për transmetuesin publik RTVE, filloi të ulërinte në kamera e iu tha kolegëve që ditën tjetër nuk do të shkonte më në punë, por shumë shpejt mësoi se kishte fituar vetëm një pjesë të çmimit të përgjithshëm.

Çmimi më i lartë i Lotarisë së Krishtlindjes në Spanjë është 4 milionë euro, por mund të ndahet mes fituesve. Siç edhe ndodhi në fakt, dhe Escudero mësoi më vonë se do të merrte vetëm 5,000 euro.

BBC shkruan se gazetarja më pas kërkoi ndjesë për mënyrën se si reagoi gjatë transmetimit. Ajo tha se u pendua për sjelljen e vet kaq “emocionale” gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë dhe shtoi se donte t’i shpjegonte veprimet e saj para shikuesve që “ndiheshin të mashtruar” nga ajo.

Ky reagim vjen pasi Escudero u akuzua për mungesë profesionalizmi për sjelljen e saj, pasi videoja u bë virale në mediat sociale. Ajo tha se kishte kaluar disa muaj të vështirë për arsye personale dhe shtoi se i vinte keq që 25 vite punë të saj si gazetare, tani po hidhen poshtë dhe ajo akuzohet si manipulative.

Escudero tha se nuk po gënjente për deklaratën se nuk do të paraqitej në punë, pasi mendon se meritonte të merrte disa ditë pushime.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *