Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbledh Kryesinë e Partisë Socialiste


Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë rozë, ku pritet të realizohet një mbledhje me kryesinë e Partisë Socialiste. Në këtë mbledhje pritet të diskutohet lidhur me zgjedhjet brenda partisë, të cilat janë shtyrë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në tre qarqe të vendit, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në këtë mbledhje pritet që të zbulohen dhe detaje nga porositë që ka lënë kryeministri në mbledhjen e qeverisë një ditë më parë për grupin, ministrat dhe pushtetin lokal. Në fund të mbledhjes pritet që të ketë edhe një komunikim për mediat.

Një ditë më parë Rama mblodhi kabinetin qeveritar për të bërë një bilanc të punës e 6 muajve të fundit të vitit, si dhe për të disktutuar masat që do të merren për të përballuar pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, edhe pse ende nuk kemi një bilanc të saktë të dëmeve të shkaktuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *