Vendosni fjalën kyçe....

Dy të arrestuar në Lezhë, policia: Po kalonin pije të paligjshme, tentuan dhe të na jepnin ryshfet


Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen se po transportonin mallra të prodhuara në mënyrë të kundërligjshme. Sikur të mos mjaftonte kjo, sipas punonjësve të policisë ata u ofruan dhe ryshfet në mënyrë që të ia hidhnin përballjes me ligjin.

Dy shtetasit e identifikuar me inicialet  B. A., 32 vjeç (shoferi) dhe pasagjer shtetasi B. S 39 vjeç, u ndaluan në Fushë Milot- Kurbin, ndërsa po transportonin me makinë një sasi e konsiderueshme pijesh alkoolike të prodhuar në mënyrë të kundërligjshme.

Në momentin kur janë ndaluar nga policia i kanë ofruar 2 kartëmonedha të prerjes 1 000 lekëshe, me qëllim shmangien e kontrollit të mjetit.

“Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe sekuestruan një sasi e konsiderueshme pijesh alkoolike të prodhuara në mënyrë të kundërligjshme.

Në vijim të veprimeve, Policia ka bërë arrestimin e shtetasve B. A. dhe B. S.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale e ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Manipulimi i tregut”.”- thuhet në njoftimi e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *