Vendosni fjalën kyçe....

28 gra e 4 të mitur lirohen nga burgu, kategoritë e tjera që përfitojnë nga amnistia


28 gra janë mes të dënuarve që do lirohen me rastin e amnistisë së fundvitit ndërsa po kaq të tjera përfitojnë 1/3 ulje të dënimit.

Në një dalje për mediat, ministrja e Drejtësisë, Gjonaj, njoftoi kategoritë që përfitojnë nga amnistia.

Ajo tha se prej saj përfitojnë të miturit, gratë e të moshuarit.

Përveç 28 grave, nga amnistia, tha ministrja përfitojnë edhe 4 të të mitur kurse dy të tjerë përfitojnë ulje të dënimit.

‘Ndryshe nga herët e tjera, qëllimi i qeverisë, por edhe i imi personalisht, ka qenë që kjo amnisti t’i dedikohet disa kategorive, si grave, të miturve, të moshuarve që vuajnë dënimin në këto institucione. Nga kjo amnisti përfitojnë disa kategori që vlerësohen që për shkak të dënimit të mbetur, ose veprës së lehtë, të lirohen para kohës së kryerjes së këtij dënimi. Nga amnistia e miratuar nga Këshilli i Ministrave, në bazë të gjitha kritereve të vendosura, më të lehtësuara për gra dhe të mitur, nga 56 gra të dënuara, u vendos për lirim të menjëhershëm për 28 gra. Ndërsa 28 gra dhe përfitojnë ulje me 1/3 të dënimit të mbetur. Përfitojnë gjithashtu dhe 4 të dënuar të mitur, dhe dy të tjerë përfitojnë me ulje me 1/3 të dënimit. Një tjetër kategori përfituese janë dhe burrat mbi 60 vjeç, që nuk janë dënuar për vepra penale që ndalohen për të përfituar nga amnistia. Pavarësisht se një pjesë e të dënuarve mund të përmbushin një kushtin e dënimit ose të moshës, por nëse ata janë dënuar për vepra penale të rënda, nuk mund të përfitojnë nga kjo amnisti.’, tha Gjonaj.