Vendosni fjalën kyçe....

Sheh se i kapen shokët dhe ia mbath me vrap, kapen në Lezhë 52 kg drogë


Një sasi prej 52 kilogramësh kanabis është kapur në Lezhë ndërsa në pranga kanë përfunduar dy persona e një i tretë është shpallur në kërkim.

Lënda narkotike është kapur në fshatin Tresh të Lezhës ku policia ka ndaluar fillimisht një mjet ku ndodheshin 26-vjeçari I.R. dhe 33-vjeçari E.B.

Një tjetër person që i ndiqte nga pas me makinë, pasi ka parë ndalimin e makinës tjetër, ka mbyllur makinën pranë një karburanti dhe është larguar me shpejtësi.

‘Në vijim të veprimeve, Policia ka bërë ndalimin e shtetasit me inicialet I. R., 26 vjeç dhe E. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, të cilët ndodheshin në mjetin paraprijës, si dhe shpalljen në kërkim të shtetasit A. K., 29 vjeç, banues në Shkodër dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ky shtetas, kur ka kontatuar që shërbimet e Policisë kanë bllokuar automjetin që i paraprinte, ka mbyllur automjetin në afërsi të një karburanti dhe është larguar me shpejtësi.

Policia, nën drejtim e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me DVP Tiranë e Shkodër po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.’ – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *