Vendosni fjalën kyçe....

Partizani jep “shenja jete”, ngec Kukësi


Partizani ka mundur të reagojë pas 3 humbjesh radhazi duke u kthyer te fitorja. Të kuqtë kanë mundur Vllazninë në ‘Selman Stërmasi’ me rezultatin e ngushtë 1-0 duke i dhënë fund një serie prej 3 humbjesh radhazi.

Në ndeshjen tjetër të pasdites Kukësi ka ngecur ndaj Skënderbeut në një barazim 1-1. Të parët në avantazh kaluan korçarët në pjesën e parë ndërsa kuksianët barazuan në mesin e pjesës së dytë.

Vlen të përmendet se në këtë ndeshje u ndëshkua me karton të kuq trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja.

Pas rezultateve të ditës së sotme, Kukësi kryeson ende, i ndjekur nga Bylisi, Tirana e Partizani, ndërsa Flamurtari mbyll renditjen duke rrezikuar seriozisht rënien një kategori më poshtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *