Vendosni fjalën kyçe....

Vëllai i deputetes greke humb jetën në aksidentin tragjik me “Ferrari” (PAMJET)


Vëllai i deputetes greke, Katerina Monogyou ka humbur jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e kaluar.

Sipas gazetës Protothema, George Monogyios humbi kontrollon e makinës tip “Ferrari”, doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. 43-vjeçari ka qenë në makinë bashkë me bashkëshorten e tij, e cila ka mbetur e plagopsur.

Mediet greke thonë se hetimet kanë treguar se shpejtësia e tepërt ka qenë arsyeja kryesore që shoferi ka lënë kursin dhe është gozhduar në pemë.

Një dëshmitar okular ka përshkruar momentin kur ka parë trupat e shoferit fatkeq dhe partneres së tij duke u nxjerrë nga makina dhe të shtrirë në bar.

“Dola në ballkonin tim, pashë tym dhe kuptova se diçka kishte ndodhur sepse nuk ishte tymi i oxhakut. Dola dhe pashë këtë gjë, një makinë që digjej në ishullin bregdetar.

Nuk dëgjova zhurmë të madhe, dola rastësisht në ballkon. Ishin dy trupa, një trup i pajetë dhe një vajzë që ishte gjallë. Ata janë nxjerrë në bar pasi në atë kohë makina ishte djegur plotësisht.”– ka treguar një dëshmitar nga vendngjarja.

Pamjet që janë postuar në rrjetet sociale tregojnë se mjeti ka marrë flakë dhe është shkatërruar plotësisht.