Vendosni fjalën kyçe....

Presidentja aktuale e Kroacisë favorite në zgjedhjet e sotme, kush janë rivalët e saj


3.8 milionë kroatë janë thirrur për të votuar në zgjedhjet presidendiale duke vendosur se kush nga 11 kandidatët do e drejtojë vendin në 5 vitet e ardhshme.

Sipas sondazheve, kandidatët më të favorizuar janë presidentja aktuale, Kolinda Grabar-Kitaroviç e mbështetur nga partia HDZ e Zoran Milanoviç që mbështetet nga SDP dhe ka qenë më herët kryeministër i vendit.

Ndër kandidatët e favorizuar është edhe këngëtari i muzikës popullore, Miroslav Shkoro, sado që gara pritet të jetë mes dy të parëve.

Zgjedhjet kanë sjellë jo pak kriticizëm nga BE-ja duke qenë se kandidatët kryesorë janë të spektrit të djathtë, duke lënë pak mundësi zgjedhjeve të majtët në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *