Vendosni fjalën kyçe....

Zetori përplaset me motorin, dy të vdekur nga aksidenti në Korçë


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Zëmblak të Korçës, ku raportohet për dy të vdekur.

Sipas televizionit “News 24”, një zetor është përplasur me një motor dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i kësaj të fundit bashkë me një grua. Ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi ngjarjen e rëndë.