Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në qendër të Moskës, raportohet për 3 viktima (Video)


Të paktën një viktimë është shënuar nga një përplasje me armë në afërsi të Sheshit Lubyanka në qendër të Moskës, pranë ndërtesës së Shërbimit Federal të Sigurisë. Autoritetet thanë se agresori ishte neutralizuar dhe dy oficerë të FSB-së u plagosën.

Të shtënat ndodhën rreth orës 6 pasdite me kohën lokale, në zemër të kryeqytetit të Rusisë, në një rrugë që çon në shesh dhe ndërtesën ikonike të FSB-së dhe rreth 10 minuta në këmbë nga Kremlini.

Të shtënat me armë mund të dëgjohen në disa video që qarkullojnë në rrjetet sociale. Ende mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur saktësisht. FSB-ja konfirmoi se një person i armatosur ishte neutralizuar, ndërsa raportet e mëparshme të mediave treguan se një deri tre individë, të armatosur me ‘armë automatike’ sulmuan ndërtesën e FSB-së dhe tre persona u vranë.

Zona është e njohur për qytetarët e Moskës dhe turistët për restorantet e saj, dyqanet e niveleve të larta dhe si shesh për festat. Policia mund të dëgjohet në video, duke u bërë thirrje njerëzve të largohen nga zona, ndërsa transporti publik ësht bllokuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *