Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat e ashpra të Kryemadhit: Romana Vlahutin shkatërroi sistemin e drejtësisë


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka mbrojtur vendimin për djegien e mandateve nga ana e deputetëve të opozitës.

Në një intervistë për Ora News, ajo theksoi se vendimi ishte i duhur pasi 62 deputetët e opozitës në parlament ishin thjesht fasadë.

‘Nuk ishte  fare gabim. Edi Rama nuk pyeti as për opozitën dhe as për Presidentin, as për ndërkombëtarët, për asnjë njeri por zgjodhi Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm që nuk e ka në kushtetutë dhe e mbajti 3 vite në detyrë. A ishte kjo opozitë në Parlament kur miratoi ligjin për dividentin dhe e kundërshtoi, pa pikë turpi falsifikuan procesverbalët, falsifikuan mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, edhe për dekretin e presidentit për dividentin ku u fali mbi 120 milionë euro oligarkëve dhe e ktheu Presidentin, nuk pyeti ky Parlament me opozitën brenda për dekretet e Presidentit dhe as për opozitën. A ishte kjo opozitë në Parlament kur u votua ligji për teatrin dhe Presidenti ua ktheu 3 herë ligjin dhe nuk pyeti fare as për dekretin e Presidentit, as për opozitën, as për protestën e Aleancës së Teatrit përballë Parlamentit.’ – tha Kryemadhi.

Më tej, kryetarja e LSI-së, theksoi se Gjykata Kushtetuese është institucioni që përcakton sjelljen e opozitës, duke theksuar se mazhoranca po tento hapur kapjen e saj.

Ajo tha se sapo Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale, LSI-ja është e gatshme të kthehet në Kuvend. Kryemadhi lëshoi akuza të ashpra ndaj ish-ambasadores së BE-së në Tiranë, Vlahutin, që sipas saj shkatërroi sistemin në drejtësi.

‘Unë dua të jem pjesë e institucioneve, por dua të jem pjesë e institucioneve të pa kapura. Të më kthejë Gjykatën Kushtetuese Ilir Meta mua bashkë me Edi Ramën, dhe shikoje ti shkoj apo nuk shkoj unë në Parlament. Të kthejë Gjykatën Kushtetuese Ilir Meta, të kthejë Gjykatën Kushtetuese dhe Edi Rama se këta të dy bashkë e kanë bërë, sepse mos ndërhyrja e Ilir Metës, lënia dorë të lirë, modestia e tepruar e Ilir Metës solli që Edi Rama shkatërroi Gjykatën Kushtetuese, solli që Edi Rama me Romana Vlahutin, se e kemi harruar të gjithë Romana Vlahutinin ne. Çfarë ka bërë Romana Vlahutin, që e ka shkatërruar të gjithë sistemin në drejtësi, se Romana Vlahutin gjyqtare është që na dilte ne dhe na bënte deklarata për gjyqtarë të korruptuar, kishte fakte Romana Vlahutin për gjyqtarët të korruptuar.’ – theksoi kryetarja e LSI-së.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *