Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Prishtinë, dyshohet është plagosur këshilltari i Fatmir Limajt


Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Veternik.

Si pasojë e këtyre të shtënave i plagosur ka mbetur një person. Dyshohet se personi i plagosur është anëtari i Nismës, këshilltari i Fatmir Limajt, Luan Maloku.

”Me datën 17.12.2019 rreth orës 17:00 kei pranuar një informatë për një person të plagosur me armë zjarri në Veternik-Prishtinë. Njësitë Policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar për klankosova.tv, Baki Kelani nga Policia e Kosovës.