Vendosni fjalën kyçe....

Kapet me 3 emigrantë në makinë, prangoset 40-vjeçari në Pogradec


Një person është ndaluar në Pogradec pasi akuzohet se transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt shumave monetare.

Në pranga ka rënë 40-vjeçari me iniciale I.M., banues në Maliq ndërsa në kërkim është shpallur 23-vjeçari me iniciale S.B., i dyshuar si bashkëpunëtor i tiij.

I ndaluari është kapur duke trasportuar në drejtim të Tiranës 3 shtetas të huaj.

Njoftimi i policisë

Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. Kapet duke transportuar shtetas të huaj, arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Në kuadër të Planit Operacional “Joint Action Days”, iniciuar nga Interpol në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për “Luftën ndaj Trafikut të Qënieve Njerëzore” në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I.M., 40 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, si edhe shpallën në kërkim bashkëpunëtorin e dyshuar të tij shtetasin S.B., 23 vjeç, banues në Maliq.

Shërbimet e Policisë në dalje të qytetit të Pogradecit, kanë kapur shtetasin I.M., duke transportuar me mjetin tip “Benz”, në drejtim të Tiranës 3 shtetas të huaj, të cilëve në bashkëpunim me shtetasin S.B., iu kishin premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *