Vendosni fjalën kyçe....

Me zë e figurë, banorët denoncojnë qeverinë: Askush s’na ka ndihmuar, jetojmë në kushte shumë të vështira


Banorët e Manzës kanë denoncuar qeverinë se po i gënjen e nuk po bën premtimet që u ka bërë.

Në një video ata thonë se edhe pse u kanë premtuar çadra dimërore, kjo gjë nuk ka ndodhur ndërsa thonë se nuk kanë marrë bonus qiraje.

‘Jam banor i Manzës, u bënë që tre ditë që na kanë nxjerrë nga kampi me fjalët që do vijmë t’ju shikojmë. Në momentin që kemi dalë nga çadrat nuk ka komuniku asnjë. Unë jetoj këtu vetë i shtati, në çadra, në kushte shumë të vështira. Nuk na kanë dhënë asnjë lloj gjëje, asnjë bonus qiraje. As ujë asgjë. Këtu jemi në kushte të mjerueshme.’ – thotë një banor.  

Ndërsa dy banorë të tjerë thonë se kanë pasur dëme të mëdha dhe se asnjë përfaqësues i shtetit nuk ka ardhur që t’i shohë e të verifikojë dëmet e shkaktuara nga tërmeti duke theksuar se jetojnë në kushte shumë të vështira.

‘Nuk ka asnjë lloj përkrahje nga shteti, s’kemi fare. I bëjmë thirrje shtetit që të vijnë të shohin çfarë dëmi kemi. U bë dita e 17-të sot. Kemi dëm marramendës.’ – thotë një tjetër banor.

‘Unë jetoj vetë i gjashti këtu në këtë shtëpi. Asnjë nuk ka ardh me na verifiku ne si banorë të kësaj zone. Për mua nuk ka çarë kokën fare edhe pse e mora kryetarin e bashkisë. Steti të vijë të shohë gjendjen në terren.’ – shton një banor i zonës së Manzës.