Vendosni fjalën kyçe....

Rama, Thaçi dhe Haradinaj ikën në Berlin me avionin privat të Pacollit (FOTO)


Kryeministri Edi Rama ka zbritur në Berlin me avionin privat të Behgjet Pacollit. Kryeministri Rama u takua me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe me Behgjet Pacollin para nisjes për në Samitin në Berlin me Merkelin. Në samitin në Berlin do të jetë edhe presidenti i Francës Emannuel Macron.

Fotot e Ramës dhe Thaçit ndërsa po hipnin në avion janë publikuar nga mediat në Kosovë.

Rama nuk ka bërë asnjë publikim për mbërritjen e tij në Berlin, ndërsa Thaçi ka publikuar njjë foto.

“Sapo arritëm në Berlin për samitin e nesërm me kancelaren Merkel, presidentin Macron dhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ecja përpara drejt integrimeve evropiane është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe tërë rajonin tonë! HTH”, shkroi presidenti Thaçi.

Gjatë qëndrimit në Berlin, Rama pritet të ketë dhe një takim kokë më kokë me Merkelin.

Kujtojmë se në fillim të muajin shkurt, Rama ishte për darkë në shtëpinë e Thaçit, ku ishte i pranishëm edhe Pacolli. Takim ky që u komentua shumë në media.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *