Vendosni fjalën kyçe....

“Pronari i lokalit e shefi i komisariatit hoqën kollonat e pallatit që u rrëzua në Durrës” – Denoncimi i policit


Një efektiv policie në Durrës ka akuzuar pronarin e një lokali dhe shefin e komisariatit të Durrësit si përgjegjës për rëzimin e pallatit gjashtë katësh në qytetin bregdetar ku humbën jetën disa persona.

Denoncimi i tij është publikuar nga ish-kryeministri Berisha dhe ai thotë se pronari i lokalit Barons, Artur Tereziu dhe shefi i komisariatit, Sajmir Duro, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë prishur kollonat dhe trarët e pallatit për të zgjeruar lokalin.

‘Akuzon autoret e vrasjeve nga pallati 6 katesh tek dy gjelat Durres! Lexoni mesazhin e policit dixhital. Sb.

Mirmbrema Une jam punonjes i policise durres per me shume se 20 vite. Vrasjet qe kane ndodhur ne pallatin 6 katesh ne Durres tek dy gjelat Mbajne 2 emra. Ato jane pronari i lokalit barons Artur Tereziu dhe miku i ngushte i tije Shefi i komisariatit Durres Sajmir Duro. Te cilet ne bashkepunim me njeri tjetrin prishen kollanat dhe traret mbajtes te ketij pallati per te zgjeruar lokalin e tyre. Te mos na flasin per veting policie per ne polict e thjeshte kur shefi jone rrin cdo dite me te akuzuarin me trafik droge dhe per vrasje Artur tereziu. Ky i fundit eshte sponsori kryesor i familjes Duro. Prokuroria sherbimi informativ te verifikoje telefonatat drekat dhe takimet e tyre te perditshme. Sajmir duro eshte vrases sepse shfrytezoi postin per te shembur nen rrenoja dy nena,duke nderhyre si permetar i Vangjush Dakos per te mare nje Autorizim pacavure nga vangjushi per te vrare njerez.’ – shkruhet në mesazhin e publikuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *