Vendosni fjalën kyçe....

Pas Metës dhe Dvorani jep dëshminë e tij në Prokurori


Pas presidentit Ilir Meta, sot është radha e kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Ardian Dvorani për të dhënë dëshminë e tij në prokurorinë e Tiranës.

Dvorani do përgjigjet sot për akuzat që i janë drejtuar atij nga kreu i shtetit.

Meta e ka paditur Dvoranin për shpërdorim detyre dhe përvetësim të kompetencave, lidhur me emërimet për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas presidentit, arsyeja e mosngritjes së Gjykatës Kushtetuese është bllokimi i funksionimit të KED-së për dy vite, me synim që në krye të saj të ishte Ardian Dvorani. Pasi dha dëshminë e tij, Meta publikoi një video për të treguar të gjitha shkeljet e kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në skemën e kapjes së Gjykatës Kushtetuese nga mazhoranca.

Në fillim të videos tregohet mënyra e përcaktuar nga Kushtetuta për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe roli i KED-së në këtë proces.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *