Vendosni fjalën kyçe....

Kapen me drogë, policia arreston dy vëllezërit në Elbasan


Dy vëllezër janë arrestuar sot në Elbasan, pasi dyshohen për trafik të lëndëve narkotike. Sipas policisë, dy vëllezërit me inicialet E.K dhe A.K, respektivisht 28 dhe 27-vjeç,  u ndaluan tek sheshi “Gensher” në Elbasan.

Atyre iu gjetën 9 doza kokainë dhe pas një kontrolli të mëtejshëm në banesën e tyre u gjet një sasi e vogël kanabisi dhe 2 peshore elektronike.

 Dy vëllezërve iu sekuestruan 4 telefona celularë dhe 1 automjet.

Detajet e policisë

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me punonjësit e Policisë të Operacionales në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. K., 28 vjeç dhe A. K., 27 vjeç, (vëllezër), banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi, te sheshi “Gensher”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan 9 doza me lëndë narkotike, e dyshuar të llojit heroinë, si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 peshore elektronike, të cilat shërbenin për peshimin dhe ndarjen në doza të lëndës narkotike, doza me lëndë narkotike heroinë dhe kanabis, 4 aparate celular dhe një automjet.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *