Vendosni fjalën kyçe....

Cakaj “përgënjeshtron” Zaevin: Maqedonia e Veriut s’shkoi në zgjedhje për shkak të mosçeljes së negociatave


Ministri i Jashtëm në detyrë, Cakaj, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut ka shkuar në zgjedhje jo për shkak të mosçeljes së negociatave me BE-në.

Sipas tij, kjo ka lidhje me një proces më të hershëm. Ai u pyet lidhur me vendimin e Shkupit zyrtar për të shkuar në zgjedhje të parakohshme duke u përgjigjur:

“Diskutimi për zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut është më i hershëm se dje. Nuk mund t’i ndërlidhni proceset. Zgjedhjet e parakohshme të Maqedonisë së Veriut është çështje e tyre se kur mbahen e ky diskutim nuk ka ardhur si pasojë e vendimit të Këshillit. Në Maqedoninë e Veriut ka patur zotime se ky proces do të ndodhë në mënyrë të pashmangshme, ndërsa qeveria shqiptare nuk e ka premtuar diçka të tillë.” – ka deklaruar Cakaj.

Ndërkohë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev, ka deklaruar se shkak për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme është mosçelja e negociatave të vendit me BE-në.

“Duke parë zhvillimet që ndodhën dhe pas konsultave që kam zhvilluar zgjidhja më e mirë dhe për të mos humbur kohë janë zgjedhjet e parakohshme. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve.” – tha Zaev në mbledhjen e qeverisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *