Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se vrau një person në Vlorë, ekstradohet nga Italia 32-vjeçari


Një 32-vjeçar është ekstraduar nga Italia pasi akuzohet për vrasjen e një shtetasi.

32-vjeçari i shpallur në kërkim dhe u ndaluar në Itali ndërsa ekstradimi u krye nga Interpol Tirana.

32-vjeçari njihej me dy emra E.A dhe A.M.

Njoftimi i policisë:

Vijon bashkëpunimi i Interpol Tirana me homologët për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale.

Kapet në Itali dhe ekstradohet drejt Shqipërisë një shtetas i dyshuar për vrasje.

Nga Z.Q.K Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano, Itali, i shtetasit shqiptar E. A. alias A. M., 32 vjeç, lindur në Memaliaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi E. A. dyshohet se është autori i ngjarjes së ndodhur në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi V. D.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *