Vendosni fjalën kyçe....

I zhvati 13 mijë lekë si ndihma për tërmetin, ndalohet 49-vjeçari


Policia e Durrësit ka arrestuar një 49-vjeçar nga Tirana, Arben Musliajn, i cili në emër të të dëmtuarve nga tërmeti, i ka zhvatur një tregtari në Durrës, 13 mijë lekë.

Policia e Durrësit tha se arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas duke shfrytëzuar situatën e ndodhur pas termetit, në lagjen nr 14, në ambientet e brendshme të tregut të fruta-perimeve në Shkozet, Durrës, i ka marrë me anë të mashtrimit shumën prej 13.000 lekë  shtetasit N. F. , banues në Durrës, me arsyen se i duheshin për të blerë ndihma ushqimore për këtë situatë.

Shuma e parave u sekuestrua në cilesinë e provës materiale dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë, e jetës dhe të pronës dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo rast abuziv apo çdo tentativë për vjedhje prone duke ju garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm”.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *