Vendosni fjalën kyçe....

Ambulanca me pacientin brenda përplaset me trajlerin në Berat, plagoset shoferi dhe mjeku


Një ambulancë është përplasur në një aksident automobilistik në aksin Berat-Urë Vajgurore ku janë plagosur 3 persona.

Ambulanca është përplasur me trajlerin dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i ambulancës, një mjek dhe pacienti.

Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ambulanca hynte ne qytet, kurse trajleri me targa Serbe hynte në një pulari, ku kishte sjellë mall.

Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, ndërkohë që të tjera detaje pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *