Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat për krijimin e skemave mashtruese, arrestohen 4 persona në Tiranë nga krimi ekonomik


Policia ka ndaluar 4 shtetas me akuzat e krijimit të skemave mashtruese, falsifikimin e vulave dhe stampave si edhe fshehjen e të ardhurave.

Masa “Arrest me burg” u ekzekutua për shtetasit: A. R., 46 vjeç, A. A., 61 vjeç, Dh. B., 48 vjeçe, dhe A. I., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Të arrestuarit u ndaluan në kuadër të operacionit “Informaliteti 2”.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë, ku për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *