Vendosni fjalën kyçe....

Trajleri përmbyset në aksin Kavajë-Durrës, policia thirrje për të përdorur rrugët alternative drejt Tiranës


Një aksident ka ndodhur në aksin Kavajë-Durrës ku një trajler është përmbysur.

Nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale ndërsa përmbysja e trajerit ka shkaktuar bllokimin e aksit.

Policia ka bërë thirrje që drejt Tiranës të përdoret aksi Rrogozhinë-Elbasan ose rrugë të tjera alternative.

Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, në dalje të Kavajës, është batuar një trajler, pa shkaktuar probleme në njerëz, por vetëm me dëme materiale dhe për pasojë është bllokuar lëvizja e automjeteve.

Nisur nga fakti se trajleri është i tonazhit të rëndë dhe për ta lëvizur nga rruga duhet kohë, pasi po shkon në vendngjarje një mjet i tonazhit të rëndë, Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që duan të qarkullojnë në drejtim të Tiranës, të përdorin rrugën Rrogozhinë –Elbasan-Tiranë ose rrugë dytësore alternative.

Shërbimet e Policisë janë në detyrë dhe po punojnë intensivisht për zhbllokimin e rrugës dhe për të orientuar drejtuesit e automjeteve për të qarkulluar në rrugë alternative dytësore ose në rrugën Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë.