Vendosni fjalën kyçe....

Nxirret një trup nga rrënojat e hotelit në Durrës


Një trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat e hotelit ‘Mia Mare’ në Durrës. Dy ditët e shkuara nga rrënojat e hotelit ishin nxjerrë trupat e pajetë të dy personave.

Dyshohet se nën rrënoja ka ende trupa të pajetë dhe ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë pa pushim për nxjerrjen e tyre.

40 trupa të pajetë janë nxjerrë deri tani nga rrënojat e ndërtesave në Thumanë e Durrës ndërsa ka ende trupa të pajetë në disa prej godinave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *