Vendosni fjalën kyçe....

Basha paralajmëron: Do nxjerrim edhe emra të tjerë si Valdrin Pjetri e Agim Kajmaku


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot disa takime të rëndësishme në selinë blu.

Me të dalë në një konferencë për mediat, Basha tha se në ditën e ardhshme mund të zbulojë dhe emra të tjerë përveç Valdrin Pjetrit dhe Agim Kajmakut.

“PD po shqyrton të gjitha rastet për dhjetra individë me rekorde të garuar nga Rama, të kandiduar, janë pjesë e një procesi antikushtetues.

Por për të qendruar te Jorgo Kajmaku dua të dënoj heshtjen e Edi Ramës nga 24 orë që PD ka publikuar dokumentet zyrtare që provojnë se Kajmaku është në shkelje të ligjit të dekriminalizimit dhe duhet sot të ishte marrë i pandehur nga prokuroria, dua po kështu të dënoj heshtjen e prokurorisë e cila si shtojcë e Ramës sa herë i duhet Ramës bën lëvizje propagandistike, pse hesht Arta Marku?

Keto heshtje tregojnë se Kajmaku u kandida me dijeni dhe bekimin e Ramës kur ky i fundit dinte këto të vërteta që sot i di cdo shqiptar”, tha Basha për mediat.

Në zyrën e Bashës më herët ishte nënkryetarja e grupit të CDU/CSU, Katja Leikert, pas saj edhe ambasadori austriak në vendin tonë, Johan Sattler.

Lidhur me këto takime Basha tha “E vlerësojmë rolin dhe vëmendjen e tyre në këtë rast. Padiskutim që vlerësojmë edhe rolin dhe interesin dhe ndihmën që Gjermania dhe Bundestagu gjerman po i japing për të mundësuar që Shqipëria të mos mbetet prapa, mos të ngelet peng i krimit, por të ecë drejt integrimit të BE-së, të ecë drejt hapjes së negociatave. Padyshim vendi do shkojë drejt BE duke u sjellë si vend europian.”.

Kryedemokrati paralajmëroi se së shpejti do të mbahen protesta edhe më të mëdha se ato që kemi parë deri më tani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *