Vendosni fjalën kyçe....

Biden mbërrin në Izrael mes shqetësimeve për zgjerimin e konfliktit – WP


Presidenti amerikan Biden zbarkoi në Izrael të mërkurën në mëngjes, në një shfaqje të mbështetjes për Izraelin në mes të luftës së tij me Hamas-in dhe shqetësimeve në rritje se konflikti mund të zgjerohet duke përfshirë kundërshtarë të tjerë, ndërkohë që numri i të vdekurve në Izrael dhe Gaza vazhdon të rritet.

Në Tel Aviv, Biden do takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe do bashkohet me një takim të kabinetit të luftës të qeverisë.

Ai është planifikuar gjithashtu të vizitojë familjet e viktimave të sulmit ndërkufitar të Hamas-it dhe të atyre që janë pengje, thanë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti gjithashtu ka ‘pyetje të vështira’ për Izraelin në lidhje me planet e tij, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, shkkruan Washington Post.

Presidenti mbërriti teksa Gaza është e tronditur nga një sulm vdekjeprurës në spitalin al-Ahli, i cili sipas autoriteteve palestineze ka vrarë qindra njerëz të martën mbrëma.

Zyrtarët palestinezë fajësuan një sulm ajror izraelit.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se një pjesë e një ‘breshërie raketash’ të lëshuara nga grupi militant i Xhihadit Islamik goditi gabimisht zonën. Asnjë nga pretendimet nuk mund të verifikohej menjëherë nga Washington Post.