Vendosni fjalën kyçe....

I plagosuri Marlin Shkodra dërgohet me helikopter në Itali


Një prej të plagosurve rëndë nga tërmeti i së martës, ka mbërritur në Itali me helikopter. Bëhet fjalë për Marlin Shkodrën.

Kryeministri Edi Rama e ka konfirmuar lajmin që në orët e para të mëngjesit. I riu do të marrë trajtim special në një klinikë të specializuar në Bari. 

“Marlin Shkodra, një prej të lënduarve nga tërmeti në Durrës, prej pak oresh ka mbërritur me helikopterin sanitar, në një klinikë të specializuar në Bari, për një trajtim mjekësor më specifik, me mbështetjen e Italisë mike, e cila na u gjend pranë si shumë vende të tjera në këto ditë të vështira.
Me shpresën që 30-vjeçari do të kthehet shëndosh e mirë pranë familjes, jemi më shumë se kurrë pranë çdo të lënduari dhe familjarëve të tyre për ta kaluar së bashku edhe këtë moment të vështirë.”- tha Rama.

Marlin Shkodra ndodhej deri më tani i shtruar tek Spitali i Traumës derisa u vendos që të dërgohej me helikopter drejt vendit fqinj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *