Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në superstradën Lezhë- Shkodër, një person dërgohet me urgjencë drejt Traumës


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldre.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi, i cili është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

Identiteti i tij nuk është bërë i ditur, e policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *