Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin, përgjegjës për gjendjen e shqiptarëve


Kreu i PD-së Basha ka akuzuar kryeministrin Rama e ish-kryeministrin Berisha se mbajnë njëri-tjetrin në politikë dhe se janë përgjegjës për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

Ai tha se afera e inceneratorëve e çdo shkelje tjetër kanë marrë nga xhepat e qytetarëve qindra milionë euro.

Po kështu Basha bëri thirrje që autorët e masakrës së 25 prillit të vihen para përgjegjësisë.

“Aleanca është e qartë që mbani me njëri-tjetrin. Nuk ka dyshim për shqiptarët se përse janë në këtë gjendje. Natyra e vërtetë kësaj qeverie shpaloset me aferën skandaloze. Jo vetëm për inceneratorët për çdo shkelje ju e bëni veshin  e shurdhët. Sot fermerët shqiptarët janë pa mbështete. Miliarda euro këto tetë vite borxh, më shumë borxh nga të gjitha qeveritë e marra së bashku. Projektet e korrupsionit nuk u ndalët as në kohë pandemie.  Dua t’ju pyes kur do të vijë dita ta ngrini zërin. Nuk resht së kërkuari që ato qe e kanë bllokuar hetimin për inceneratorët dhe zvarrisin hetimin për masakrën zgjedhore do të maten me hetimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të kokës së korrupsionit në Shqipëri që është koka e masakrës së 25 prillit dhe koka e korrupsionit” – tha Basha.