Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti me magnitudë 3.6 shkund Tiranën, zbulohet epiqendra


Lëkundje tërmeti janë ndier vetëm pak minuta më parë në Tiranë. Qytetarët të frikësuar kanë dalë jashtë ndërtesave. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.6 dhe është regjistruar në orën 10:09 minuta.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Bulqizë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet e Durrësit e Tiranës.

Nga ky tërmet nuk raportohet për dëme materiale, por tek qytetarët ka patur panik për shkak se në memorien e tyre është ende është i freskët tërmeti i 21 shtatorit që shkaktoi jo pak dëme në Durrës, Tiranë e Elbasan.