Vendosni fjalën kyçe....

Princi Andrew mohon kategorikisht akuzat se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 17-vjeçare


Duka i Yorkut ka mohuar kategorikisht pretendimet se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me një grua amerikane kur ajo ishte vetëm 17-vjeçare.

Princi Andrew tha në një intervistë për “BBC” se incidentet e supozuara “kurrë nuk kanë ndodhur”.

Virginia Giuffre, pretendon se ajo ishte detyruar tri herë të bënte seks me princin.

Princi Andrew thotë se në një nga këto raste që Giufree pretendon, ai ka qenë në shtëpi me fëmijët e tij.

Princi Andrew, i cili është fëmija i tretë i Mbretëreshës, ka disa muaj që po përballet me pyetje për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Epsteinin, financierin 66-vjeçar amerikan, i cili u vetëvra ndërsa priste gjyqin për akuzat ndaj tij për trafikim seksual.

Virginia Giuffre, që atëherë quhej Virginia Roberts, thotë se ishte detyruar të bënte seks me Princin Andrew midis viteve 2001 dhe 2002, në Londër, New York dhe në ishullin privat të Epstein.

“Nuk ndodhi. Unë absolutisht mund t’ju them kategorikisht se kjo nuk ka ndodhur kurrë.”, tha duka i Yorkut për BBC.

“Unë nuk kam asnjë kujtim të kem takuar ndonjëherë këtë zonjë, asnjë”.– thotë ai.

Sipas tij ka shumë gjëra që nuk rakordojnë në historinë e treguar nga Virginia Giufre, e cila asokohe mbante mbiemrin Roberts.

Ai thotë se në datën kur zonja Giuffre thotë se ka bërë seks me të, 10 marsi i 2001-it, ai kishte marrë vajzën e tij Beatrice në Pizza Express për një festë para se të kalonte natën në shtëpi.

Po ashtu zonja Giuffre thotë se ai kishte pirë alkool në një klub nate, por princi Andrew thotë: “Unë nuk pi, nuk mendoj se kam blerë ndonjëherë një pije në Tramp sa herë që kam qenë atje.”

Në lidhje me pretendimet që po djersitej, ai thotë se ka një gjendje të veçantë shëndetësore që e pengon të djersijë.

“Unë kam një gjendje të veçantë mjekësore që nuk djersisem ose nuk kam djersitur në atë kohë.”-thotë ai.

Princi Andrew tha se ai ishte në gjendje të djersiste përsëri vetëm kohët e fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *