Vendosni fjalën kyçe....

Pa patentë dhe me kokainë në makinë, arrestohet 24-vjeçari nga Lushnja


Një i ri në Lushnjë është arrestuar nga policia, për shkka se po drejtonte makinën pa leje drejtimi. Por sikur të mos mjaftonte kjo, pas kontrollit të efektivëve të policisë në automjet, është gjetur edhe një sasi kokaine. Bëhet fjalë për dy doza.

“Drejton automjetin i pa pajisur me leje drejtimi, si edhe gjatë kontrollit i gjendet lëndë narkotike Kokainë, arrestohet në flagrancë nga policia rrugore.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

  • V.D., 24 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip “Toyota” i pa pajisur me leje drejtimi, si dhe gjatë kontrollit në mjet i janë gjetur 2 doza me lëndë narkotike e dyshuar kokainë.“, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *