Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet vaksina kundër kancerit? Shkencëtarët amerikanë e australianë nisin testimet e para te të sëmurët


Një grup shkencëtarësh pretendojnë se kanë krijuar një lloj të ri virusi që mund të vrasë çdo kancer.

Trajtimi, i quajtur ‘CF33’, mund të vrasë çdo lloj kanceri, pretendojnë ata duke u nisur te rezultatet e marra nga provat me minjtë, raportoi ‘Daily Telegraph’.

Eksperti amerikan i kancerit, Profesor Yuman Fong, është një nga anëtarët e ekipit që ka përgatirut trajtimin, që është duke u zhvilluar nga ndërmarrja bioteknologjike ‘Australiane Imugene’.

Ata shpresojnë se trajtimi do të testohet fillimisht te pacientet me kancer gjiri, vitin e ardhshëm.

Pacientët me kancer të trefishtë negativ të gjirit, melanoma, kancer në mushkëri, fshikëz, stomak dhe zorrë do të testohen në ‘studimin provë’.

Suksesi me minjtë nuk siguron që virusi të jetë në gjendje të trajtojë njerëzit, por Profesor Fong mbetet besimplotë, pasi viruset e tjera specifike kanë qenë efektive në luftën kundër kancerit te njerëzit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *