Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk njofton se Tesla do zbulojë ‘robotaksinë’ më 8 gusht


Elon Musk ka pasur prej kohësh një prirje për automjetet vetëdrejtuese, duke pretenduar se ato do jenë një nga prodhimet më të rëndësishme të Tesla-s.

Pavarësisht premtimeve të mëdha, shumw vite kanë kaluar pa makina që deri më tani mund të ngasin vetë.

Por Musk njoftoi tw premten e shkuar në X se Tesla do zbulonte robotaksinw e saj më 8 gusht.

Postimi i tij ishte i thjeshtë dhe nuk përfshinte hollwsi.

“Tesla Robotaxi zbulohet më 8/8,” postoi kreu i Tesla nw X.

Musk ka thënë në të kaluarën se Tesla do bëjë një makinë pa kontrolle për t’u përdorur nga njerëzit.

Ai ka thënë gjithashtu në të kaluarën se makinat Tesla të pajisura me aftësi të plotë tw vetwngasjes, përmes përditësimeve të softuerit, dalwngadalw do bëhen gjithnjë e më të mira në drejtimin e automjetit.

Në një pikw tw caktuar, makinat do jenë në gjendje të funksionojnë si taksi plotësisht autonome dhe mund të fitojnë para për pronarët e tyre duke bërë udhëtime, ka thënë Musk.