Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi ndaj SAPK-ut dhe premtimi për goditjen ndaj nepotizmit, deklaratat e Metës në Komitet


Kryetari i Partisë së Lirisë gjatë fjalës së tij në Komitetin Drejtues Kombëtar, përveç se iu dha përgjigje deklaratave të Monika Kryemadhit mbrojti të gjitha propozimet e tij për ndryshme në Partinë e Lirisë.

Ndërsa Kryemadhi e mbrojti nepotizmin në parti duke e distancuar nga ai në institucione, Meta tha se nepotizimi ka bërë që partia të tkurrës madje edhe përmendi rastin e një personi që e bëri ministre dhe që sot nuk ishte në mbledhje.

“Nepotizmi është ai që nuk na bëri të mundur një shoqen tonë që e bëmë ministër të ishte prezente në mbledhjen e kaluar të Komitetit Drejtues Kombëtarë. Ajo ka qenë e rregullt e unë kurrë nuk ia kisha kërkuar. Për herë të parë e mora në telefon dhe e falenderova dhe i kërkova që të ishte prezente.

Kishte përpjekje të qartë për të sabotuar kuorumin e mbledhjes së komitetit drejtues kombëtar. Nepotizmi e bëri atë që kur të më dalë mua përpara të skuqet, sepse i kanë thënë si do të shkosh atje. Ty s’të bëri Ilir Meta, të bëra unë, shoqja e Agim Neshos. Të bëmë ne. Prandaj nuk erdhi. A mundet një njeri që nuk i kishte vajtur mendja kurrë që do të bëhet ministre. Djegia e mandateve ishte krim, përveç Erisa Xhixhos, e cila nuk ka asnjë përgjegjësi. Se po të kishte pasur përgjegjësi nuk do të ishte kandidate për zv/presidente e Ilir Metës. Të gjithë të tjerët u justifikuan me idenë se nuk dërguan një mesazh tek Ilir Meta, si president që kishte dalë kundër djegies së mandateve, me idenë: Burrë e grua, grua e burrë. E pra nepotizmi.

E nepotizmi është akoma që mendojnë që kjo është lojë (Përplas tavolinën)

Ilir Meta lojë me Kushtetutën ka bërë ndonjëherë?

Ilir Meta lojë me pluralizmin politik ka bërë ndonjëherë (Përplas tavolinën)

Ilir Meta lojë me interesin kombëtar ka bërë ndonjëherë (Përplas tavolinën)

Lojëra patjetër do të bëjë Ilir Meta. Pingpongun e qan, 3 pikëshat në basketball qan. Hiking. 

E nëse ndonjë grua ankohet se është viktimë e burrave, në politikë është viktimë e një palaçoje që quhet Lulzim Basha që gënjen edhe për orën.

Më 27 prill ekzekutojmë nepotizmin. Askush nuk ka të drejtë të bëjë viktimën. Ekzekutojmë fenomenin. Nuk mund të jetë më family business”-tha Meta.

Madje Meta u tregua drastik për nepotizmin duke kërkuar një sfidë me Kryemadhin për vetëm një vend në Kryesi.

Para statutit janë të barabartë të gjithë, edhe Ilir Meta. Nuk mund të ketë dy njerëz në një kryesi nga një familje. Kjo nuk do të thotë se u dashka të ikë Monika, mund të ikë Ilir Meta. Kjo zgjidhet me votim. Ky rast është edhe për raste të tjera që kemi në komitet drejtues”, tha kreu i PL.

Mesazhi për SPAK-un

Edhe në mbledhjen e komitetit drejtues të PL-së, Ilir Meta ka sulmuar Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Ai tha se SPAK-u mund t’i sekuestrojë të gjitha pasuritë e tij po nuk mund të godasë Partinë e Lirinë.

“Për SPAK tarallakun se mos i ka ngelur hatri njeriu kam këtë mesazh. Ilir Meta është këtu e do jetë gjithmonë këtu. Edhe në 92 kur më thërrisnin çdo javë për të ikur, që mos arrestohesha  përgjigja ishte ja ku jam, bëjeni detyrën dhe madhëria ju falënderon. Më thirri mua një prokuror më erdhi fletëthirrja. Edhe e kishte lënë derën hapur ai Lona. Edhe tha sekretarja hyni. Ai si figurë e madhe pas ishte dritarja edhe bënte sikur nuk kuptonte me poza ke parasysh ti, prokuror i jashtëzakonshëm…

Florinjtë e Ilir Metës, e ka thënë Tedi. Ku janë Tedi florinjtë?  SPAKU torollaku te hetojë këtë të dojë, Metën e cilin të doje. SPAKU torollaku duhet të kuptojë që nuk mund të përdore njerëz të dobët, në PL, të cilëve mund tu ketë sekuestruar celularë, letra e ku di unë dhe ti përdore ata kundër PL dhe kundër Ilir Metës.

Shtëpi e vila të shkojnë t’i sekuestrojnë të gjitha. S’ka problem, po ta shoh situatën keq do ve një krevat të shtëpia e nënë Selvisë, plus që kemi selinë. Ose te Partia e Lirisë. Por Partinë e Lirisë, që do sjellë lirinë e Shqipërisë ta harrojë SPAKU torollaku që mund ta sjellë vërdallë. Sepse i ndodh ajo gjë që bëhet shembull në gjithë botën. Ishte një prokurore në Maqedoninë e Veriut, që luftonte korrupsionin, ku shkoi zonja?  Italia kishte Di Pietron, ku përfundoi? Një ministër. E dini ça ishte Di Pietro, hajdutë tenderash… Siç i përdorte Nano disa hajde ti biem Metës… Ne jemi për reformën në drejtësi që arreston Edi Ramën. Atë e ka paralajmëruar drejtori i prokurimeve”, tha Meta.