Vendosni fjalën kyçe....

Marrëveshja mes partive opozitare, Mediu: Opozita të ngrihet mbi përgjegjësitë dhe debatet, të kthejmë pluralizmin dhe demokracinë


Marrëveshja mes partive opozitare, Mediu: Opozita të ngrihet mbi përgjegjësitë dhe debatet, të kthejmë pluralizmin dhe demokracinë

I pari që mori fjalën në mbledhjen e partive politike opozitare, ku do të lidhet një marrëveshje, ishte kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Ai tha se qëllim është që opozita të ngrihet mbi interesat e saj dhe debatet politike.

“Duke qenë të ndërgjegjshëm, për t’iu përgjigjur sidave të sigurisë, është me rëndësi që të ndërhyhet. Duke parë me shqetësim braktisjen e vendit nga të rinjtë, dhe rrëshqitjes së vendit drejt një qeverisje autoritare, duke parë të rëndësishme votimin e diasporës në zgjedhje, mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës në Kuvend, apo mungesat e zgjedhjeve të lira, nevojitet që opozita të ngrihet mbi përgjegjësitë e saj dhe të kalojë debatet. Deklarojmë; institucionalizimin e federatës së bashkuar, sipas parimit për të ndërtuar një Shqipëri Europiane.”, tha Mediu.