Vendosni fjalën kyçe....

“Ti vjedh vota, s’e njoh këtë komision” – Gjuzi braktis mbledhjen pas debateve me Gjiknurin


Mbledhja e sotme e Komisionit të Reformës Zgjedhore është shoqëruar me përplasje mes deputetit Kujtim Gjuzi e bashkëkryetarit të këtij komisioni, socialistit Gjiknuri.

Gjuzi është larguar nga mbledhja pas debatave me Gjiknuri.

Ai ka deklaruar se nuk e njeh komisionin ku bashkëkryetar është Gjiknuri.

Debatet

Gjiknuri: Ti ke konflikt interesi me logjikën njëherë. Nuk je anëtar, kur të të vijë radha. Dil përjashta.

Hajdari: Zoti Gjuzi nuk duhet të ndërhyni. Sot është shoqëria civile që duhet të flasë.

Gjuzi: Procedura këtu do vijë se s’bën, se janë 44 parti që kanë sjellë draftin dhe e mbani dy vjet aty peng. Kjo është procedura dhe unë këtë komision me bashkëkryetar Damian Gjiknurin nuk e njoh, faleminderit. Ti vjedh vota, ç’punë ke ti.

Gjiknuri: Ik Gjuz se je në konflikt interesi me logjikën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *