Vendosni fjalën kyçe....

“Autoritetet shqiptare trillojnë histori mitike, argumentet e Bushatit një analfabetizëm kompjuterik” – Ambasada ruse


 

Ambasada ruse në Tiranë ka reaguar ditën e sotme pas konferencës ‘US Policy in Western Balkans’.

Në një deklaratë zyrtare në faqen  e saj në Facebook, ambasada i cilëson si trillime pretendimet e qeverisë shqiptare për ndërhyrje në punët e vendit.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se lëvizjet e qeverisë shqiptare janë sajesa e histori mitike për të justifikuar përplasjet e brendshme.

Më tej në reagim, ambasada deklaron se pas argumenteve të deputetit socialist Ervin Bushati, janë bindur për analfabetizmin kompjuterik të krijuesve të kësaj ‘vepre’.

Reagimi i plotë i ambasadës

‘Koment i Ambasadës në lidhje me konferencën «US Policy in the Western Balkans» dhe rritjen e histerikës antiruse

Jemi njohur me fjalimet e mbajtura nga folësit e konferencës «US Policy in the Western Balkans», si edhe me planet e parlamentarëve shqiptarë për miratimin e rezolutës për “ndërhyrje të huaj”. Sa herë që jemi akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të Tiranës, ne kemi pritur me padurim të paktën edhe një provë për këtë. Por, miqtë tanë shqiptarë nuk kanë mundur të paraqesin as edhe një provë.

Është fatkeqësi që autoritetet shqiptare trillojnë histori mitike për të justifikuar “përleshjet” ekzistuese në politikën e brendshme, nga të cilat ne qëndrojmë larg. Është për të ardhur keq që e gjitha kjo po ndodh dukshëm nën një marrëveshje të heshtur të Ambasadës së SHBA-ve (ah po, kjo nuk quhet ndërhyrje në punët e brendshme). Akoma më keq, pasi kemi dëgjuar argumentet e autorit të rezolutës, z. Ervin Bushati për një farë virusi, me anë të të cilit rusët mund të “infektojnë” gjithë kompjuterët në rajonin e Ballkanit, u bindëm për analfabetizmin kompjuterik të krijuesve të kësaj “vepre”.

Me këmbëngulje u rekomadojmë të lexojnë librin “Siguria Ndërkombëtare e Informacionit” të sapobotuar në Rusi të një prej specialistëve më të mëdhenj të MPJ-së ruse në këtë fushë.’

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *