Vendosni fjalën kyçe....

ISHP: Në cilat raste mund të përdorim maskat e fytyrës


Në Shqipëri nuk ka ende asnjë person të infektuar me virusin kinez. Kështu tha specialistja e sëmundjeve infektive në ISHP, Eugena Tomini, në një dalje për mediat pas mbledhjes së Task Forcës për masat që janë marrë.

Tomini tha se në 24 orët e fundit janë kontrolluar në hyrje të pikave kufitare 4700 udhëtarë që vinin nga vendet e prekura, por asnjëri prej tyre nuk ka rezultuar i infektuar.

“Deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar. Tetë raste kanë rezultuar negativ pas analizave. Nga survejanca në të gjitha pikat kufitare janë vlerësuar në 24 orët e fundit 4700 udhëtarë me historik udhëtimi nga vendet e prekura, por asnjëri nga ka rezultuar i infektuar. Ata që kanë shfaqur temperatura, kollë dhe rrugë të njoftojnë në numrin 127 për të marrë udhëzimet e duhura. Çdo udhëtim, linjë nga Italia monitorohet në bazë të gjitha masave. Theksoj se udhëtarët që janë vlerësuar kanë marrë rekomandimin e duhur për vetëkarantinim.  Nuk raste të dyshuara. 4300 raste janë vlerësuar vetëm në nivelin e aeroportit, pjesa tjetër në pikat kufitare tokësore. Për të gjithë udhëtarët që vinin nga Lombardia kemi këshilluar vetëkarantinim, jo për të gjithë ata që vinin nga e gjithë Italia. Sistemi shëndetësor ka kapacitete të plota për të përballuar situatën që mund të shfaqet. Kemi dyfishim të respiratorëve përballon të gjitha kapacitetet e nevojshme.- tha Tomini.

Specialistja e sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik përmendi dhe rastet se kur duhet përdorur maska pët fytyrën.

 “Qytetarët të shtojnë masat; larje të duarve, përdorim i letrës sa herë tështimë, të minimizojmë prekjen me dorë të hundës dhe syve, etj. Përdorimi i maskave duhet të bëhet vetëm kur jeni të sëmurë apo keni kontakte më të sëmurë. Nuk rekomandohet kur nuk jeni të sëmurë apo nuk keni rekomandim mjekësore. Tregu farmaceutik operon në mënyrë private, por jemi duke monitoruar rastin edhe për çmimet dhe pajisjen me mjetet e duhura”– tha Tomini.

Ajo komentoi edhe rritjen e çmimeve të maskave për fytyrën nëpër farmacitë në vend, pas rritjes së kërkesës për to si dhe për masat e tjera që janë marrë për parandalimin e koronavirusit.

“Tregu farmaceutik operon në mënyrë private, ne po e monitorojmë situatën në fjalë të shitje së maskave. Kemi eksperiencën mjaft të mirë të rasteve që kanë ardhur nga Kina. Ne i kemi vlerësuar këto raste siç është vetëkarantinimi. Çdo linjë e ardhur nga Italia monitorohet dhe vlerësohet në bazë të masave të rekomanduara nga OBSH. Udhëtarët kanë marrë udhëzimin e duhur për vetëkarantinim. 

Në të gjithë sistemin shkollor janë marrë masat e duhura për të shtuar masat hijeno-sanitare. Është përgjegjësi e çdo institucioni arsimor për të monitoruar situatën hijeno-sanitare.  Është një infeksion respirator që transmetohet nëpërmjet spërklave. Edhe kjo virozë në vazhdimësi do të ketë një tendencë ulje. Realisht ka disa kritere për të vendosur nëse ky pacient duhet të testohet apo jo.”- tha Tomini.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *