Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Devoll, 36-vjeçari përplas për vdekje të moshuarën


 

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Devoll ku një 36-vjeçar ka përplasur për vdekje një grua të moshuar.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit me iniciale V.H., duke drejtuar mjetin tip ‘Mercedes-Benz’ në rrugën Bilisht-Miras ka aksidentuar 75-vjeçaren me iniciale Gj.H., banuese në Poloskë që ka gjetur vdekjen në spital.

36-vjeçari është ndaluar nga policia pas aksidentit të rëndë dhe po pyetet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Njoftim paraprak

‘Në vijim të informacionit paraprak datë 29.10.2019, informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V.H, 36 vjeç, banues në Sul, pasi në rrugën Bilisht-Miras, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen Gj.H, 75 vjeçe, banuese në Poloskë, e cila më pas ka gjetur vdekjen në Spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *