Vendosni fjalën kyçe....

Shuhet në moshën 60-vjeçare aktorja e njohur shqiptare, Shpresa Bërdëllima


Aktorja e njohur shqiptare, Shpresa Bërdëllima, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Ajo jetonte në Belgjikë së bashku me familjen e saj. Shpresa Bërdëllima lindi në Tiranë, më 11 prill 1959.

U angazhua në teatrin e estradës së Tiranës dhe në kinematografi, duke luajtur shumë role.

Ndër filmat më të njohur ku ajo ka luajtur mund të përmenden, Vajzat me kordele të kuqe, Përtej mureve të gurta, Era e ngrohtë e thellësive, Kur ndahesh nga shokët, etj.

Filmografia

Gunat mbi tela (1977) – Nusja e Belulit

Vajzat me kordele të kuqe (1978) – Zonjusha Gajtani

Përtej mureve të gurta (1979) – Asimeja

Era e ngrohtë e thellësive (1982) – Vali

Të shoh në sy (1985) – bashkëshortja e z. Mina

Kur hapen dyert e jetës (1986) – Liza

Kur ndahesh nga shokët (1986) – Zana

Një vit i gjatë (1987) – Afërdita

Mirela (telekomedi)

Flutura në kabinën time (1988) – Keti

Hetimi vazhdon (1988) – Liljana


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *