Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në Kukës, 4 persona të plagosur


Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në Kukës.

Ngjarja ka ndodhur te kryqëzimi i spitalit dhe ka shkaktuar 4 persona të plagosur.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 09. 10. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin A. S., vjeç 24, banues në fshatin Surroj, pasi te kryqëzimi i spitalit, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, të drejtuar nga shtetasi B. K., vjeç 26, banues në Tiranë, për pasojë janë dëmtuar drejtues A. S., dhe pasagjerët, shtetasit F. L., T. T., dhe R. T., vjeç 67, 32 e 69, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *