Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli nxjerr foton nga bombardimet në Gaza dhe citon Kuranin


Ministria e Jashtme e Izraelit ka publikuar një foto nga bombardimet në Rripin e Gazës në llogarinë e saj zyrtare në “Twitter”, duke cituar disa vargje nga Kurani.

Bëhet fjalë për një pjesë të Sures Al-Fil (Elefanti), e cila e përshkruan dënimin e Zotit për të ashtuquajturin Populli i Elefantëve, të cilët ishin përpjekur që ta shkatërronin Qaben shekuj më parë. Postimi ishte në gjuhën arabe.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee dhe mediet izraelite, zakonisht përdorin vargje Kur’anore për të tërhequr vëmendjen e muslimanëve dhe për të justifikuar sulmet ndaj palestinezëve.

“A nuk ke parë se si Zoti yt veproi me shoqëruesit e elefantit.”– thuhet në postim, duke cituar vargje të Kuranit, librit të shenjtë të myslimanëve.

“Ky është një përkujtim për aftësinë e Zotit për t’i përkrahur ata që janë të drejtë para padrejtësive, sidomos pasi Hamasi është krah i Iranit që synon ta ndezë rajonin.”- vazhdon postimi i faqes.

Izraeli gjithashtu shtoi në postimin vijues se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) po sulmojnë “shënjestra të Hamasit” në Gaza. Postimi u fshi nga faqja pas reagimeve kritike që pati.

Siç shkruan AA, të paktën 217 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 63 fëmijë dhe 36 gra dhe 1,500 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga data 10 maj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *