Vendosni fjalën kyçe....

Zhduket biznesmeni italian në Shqipëri, makina që mori me qira u gjet e djegur në Pukë


Një biznesmen italian në Shqipëri rezulton i zhdukur prej disa ditësh. Bëhet fjalë për Davide Pecorellin, i cili pak ditë më parë kishte mbërritur në vendin tonë.

Ai rezulton të ketë marrë një makinë me qera në aeroportin e Rinasit ndërsa i njëjti mjet tip ‘Skoda’ është gjetur i djegur në rrugë, pranë Gjegjanit, Pukë.

Ish-gjyqtari i futbollit zotëron një restorant në vendin fqinj ndërsa ka investuar edhe në biznesin e parukerive. Pecorelli ka mbërritur në Shqipëri në datën 7 janar dhe që prej asaj dite ka humbur kontaktet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *